Tragjike në Greqi! Makina bie nga 40 metra lartësi, humbin jetën dy grekë, plagoset rëndë shqiptari

by author

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në veri të Evias.

Advertisements

Një makinë është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka rënë rreth 40 metra poshtë.

Advertisements

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Makina për shkaqe ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb.

Sipas informacioneve kanë mbetur të vdekur dy grekë, ndërsa një tjetër pasagjer me kombësi shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është po dërgohet në spitalin e Lamias, ndërsa operacioni për nxjerrjen e dy të vdekurve vijon në këto momente.

TË NGJASHME