Aksident me vdekje në vend. Automjeti del nga rruga, shoferi 38- vjeçar ndërron jetë rrugës për në spital

by author

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas policisë një automjet ka dalë nga rruga në rrethrrotullimin e Koplikut.

Advertisements

Për pasojë drejtuesi i automjetit M.L, 38 vjeç, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Advertisements

“Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Panorama.al

TË NGJASHME