Nxorrën Luizin dhe Efin nga izolimi, “kërcet” debati i fortë mes banorëve

by author

Të dy konkurrentët duhet të qëndronin të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë dhe të kujdeseshin për një bebe. Por një zarf i ardhur në shtëpi i vuri banorët përballë një zgjedhjeje. Ata mund të nxirrnin Efin dhe Luizin nga izolimi në këmbim të 10 mijë eurove që do t’u zbrisnin nga çmimi i madh.

Mes shume debateve dhe konflikteve, me shumicë votash, Efi dhe Luizi dolën nga dhoma e surprizave dhe u përballën me banorët që thanë “JO” për daljen e tyre.

Debatet vazhduan edhe këtë të martë në ‘prime”, përballjen më të fortë e kishte Olta dhe Efi.

Advertisements

Efi: Dita e nesërme ishte shumë e mërzitshme. Kur unë kam dalë nga ruloti, më është rikthyer ankthi. Askujt nga ata që thanë jo nuk ia ndjeu po u interesoi vetëm loja, vetëm Luizi. Nuk u ndjeva mirë

Amos: Doja t’u tregoja të gjithë shqiptarëve që kjo shtëpi mund të ketë ngjarje e po ashtu të jetë interesante pa Luizin. Efi ishte dëm kolateral, asgjë tjetër

Advertisements

Efi: Edhe po të ishte dikush që nuk e kam qejf, sërish do të thosha i eliminojmë ato 10 mijë euro, sepse shëndeti është më i rëndësishëm. Në këtë pikë, të tregosh njerëzor dhe human… Ju nuk më llogaritët fare mua, edhe në argumentet tuaja ishte vetëm Luizi… Tre ditë pas rulotit unë mezi e kam marrë veten

Amos: Po ruloti ishte tjetër gjë, ju aty kishit vendin tuaj

Efi: Unë nuk isha mirë, ti ishe një nga njerëzit që unë ta kam shpjeguar. Unë nuki rri dot e mbyllur në një vend

Olta: Këtu kemi ardhur në një spektakël që është plot me sfida dhe surpriza. Mua te ruloti m’u kthye ndjesia e tërmetit dhe unë e di si e kam përjetuar

Efi: A mund të ta kthej përgjigjen o njeri negativ?!

TË NGJASHME