Tragjike/ Shembet pllaka e betonit pranë tempullit, 35 persona të vdekur

by author

Të paktën 35 persona janë vrarë pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin indian Madhya Pradesh. 14 të tjerë janë shpëtuar ndërsa një tjetër është ende i zhdukur. Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, kur ajo u shemb.

Advertisements

Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje në tempullin Beleshwar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami. Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin, e cila u shemb nën peshën e tyre.

Advertisements

Mediat lokale raportuan se tempulli u ndërtua pasi pusi ishte mbuluar rreth katër dekada më parë. 18 persona u dërguan në spital pasi u shpëtuan. Një operacion kërkim shpëtimi është ende duke u zhvilluar për gjetjen e personit të zhdukur.

Një ekip prej 75 personash, përfshirë ata nga forcat shtetërore dhe kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive janë të angazhuar në përpjekjet e shpëtimit. Kryeministri Shivraj Singh Chouhan ka njoftuar një kompensim prej 500,000 rupi (6000 dollarë) për të afërmit e viktimave.

TË NGJASHME