E rëndë! Autobusi bie nga ura, raportohet për viktima

by author

Një autobusi që po transportonte pelegrinët hindu në një faltore në Kashmirin, është rrëzuar nga ura në një grykë Himalaje.

Advertisements

Mediat e huaja raportojnë si pasojë e aksidentit 10 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 55 të tjerë janë plagosur.

Advertisements

Autobusi po udhëtonte nga Amritsar në shtetin verior të Punjabit në drejtim të Katra kur ra në grykën pranë Jammu.

Një vinç u përdor për të nxjerrë autobusin e shkatarruar, ndërkohë që dhjetëra njerëz ishin duke e parë.

Banorët dhe autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur një operacion shpëtimi. Të plagosurit janë shtruar në spital.

TË NGJASHME