2200 euro në MUAJ! Hapen 11 vende pune në Tiranë, ja si të aplikoni

by author

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bëri thirrje ekspertëve me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë që të aplikojnë për 11 vendet e punës që janë hapur në qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Peleshi u shpreh se kjo qendër do të bashkëpunojë me një rrjet fantastik qendrash inovacioni të vendeve të NATO-s në Evropë dhe SHBA.

Advertisements

Advertisements

“U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese të ndryshme, sepse kjo qendër inovacioni do të jetë mjedisi ku do të punojnë së bashku edhe nukla e inovacionit të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të dalim edhe përtej kufijve të sektorit.

Ne kemi ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit një regjim pagesash shumë kompetitiv edhe me tregun privat, por edhe atë evropian, me një pagë bruto mbi 2200 euro në muaj. Mjediset janë fantastike, mundësitë për t’u rritur janë shumë të mira.

Duam të ndërtojmë edhe një komunitet me start up-e, me ide biznesi të fushave të afërta me mbrojtjen civile, të cilëve jo vetëm do t’iu sigurojë mjedisin, por mentorshipin nga kompani shumë të njohura”, u shpreh ministri. Njoftimet për vendet e lira janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më datë 18 janar 2024 (Kliko KETU).

TË NGJASHME