3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes së tij, reagon për herë të parë mjeku

by author

Mjeku Roland Xhaxho ka reaguar pas vdekjes së 3-vjeçarit, pak ditë pas një ndërhyrjeje dentare me anestezi totale

Advertisements

Xhaxho deklaron se ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë.

Advertisements

Ai thotë më tej se djali ka patur probleme në zemër dhe ka kryer dhe një operacion 2 vite më parë.

Ai thotë se për këtë arsye ka zgjedhur të ndërhyje tek 3-vjeçari me anestezi, pasi sundja që ai kishte i shkaktonte infeksione te dhëmbët.

Sipas doktorit, 3-vjeçari ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”,-deklaron Xhaxho.

TË NGJASHME