Një tërmet me magnitudë 6.2 Rihter goditi sot provincën Papua të Indonezisë,
Advertisements
njofton instituti kombëtar gjeofizik,
Advertisements
i cili theksoi se nuk ka rrezik që tërmeti të shkaktojë cunami.
Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 33 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në Jayapura, tha një zëdhënës i policisë. Ai shtoi se deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Arkipelagu indonezian ndodhet në të ashtuquajturën “unazë zjarri” të Paqësorit,
ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.