6 viktimat në Greqi me pasaporta shqiptare, si u ngatërruan autoritetet

by author

Ngjarja e rëndë në Greqi, ku 6 persona u gjetën të pajetë në një makinë dhe jashtë saj, tronditi edhe Shqipërinë mes raporteve se viktimat ishin nga vendi jonë.

Advertisements

Mediat greke raportuan për disa orë se bëhet fjalë për 6 shtetas të Shqipërisë të cilët ishin qëlluar me breshëri plumbash nga një bandë rivale.

Advertisements

Por mëngjesin e së martës, u zbulua se viktimat ishin turq, me origjinë kurdë, të pajisur me dokumente franceze.

Konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ishte fakti se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

Hetimi i autoriteteve për identifikimin e plotë të tyre është ende në vazhdim, por pasaportat shqiptare qe mbanin janë false.

Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge. Agresorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët i kanë ngritur pritën e vdekjes me targa false gjashtë viktimave. Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat brenda makinës.

TË NGJASHME