61-vjeçarja martohet me djalin 37 vite më të vogël/ Ishte shoku i djalit të saj

by author

Një gjyshe 61 vjeçe nga SHBA ka treguar se është e martuar me një djalë vetëm 24 vjeç dhe ata po bëhen gati që të kenë një fëmijë. Cheryl dhe Quran Mccain nga shteti i Xhorxhias janë kthyer në sensacion në rrjet për shkak të diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë.Çifti ka arritur që të ketë mbi 2.2 milionë ndjekës në faqen e tyre në TikTok dhe këmbëngulin se dashuria e tyre është e vërtetë.

Advertisements

Ndërkohë, mediat shkruajnë se korrikun e kaluar, Qurani i propozoi Cheryl-it duke përdorur një unazë të financuar nga fansat e tij në internet, dhe ata u martuan në shtator.

Advertisements

Ceremonia e fejesës së tyre u zhvillua buzë lumit në Tenesi dhe ngjarja u transmetua live për mbi 20,000 ndjekës.Tani ata thonë se janë gati të ndërmarrin hapin tjetër dhe të kenë një fëmijë së bashku, qoftë me adoptim ose duke përdorur një nënë surrogate.

Cheryl tha se shumica e familjes së saj e mbështesin vendimin dhe nipërit e saj tashmë e quajnë Quranin “papaw”.

Cheryl, e cila më parë ka pasur shtatë fëmijë, foli për Closer, duke thënë: “Tani duam të kemi një familje së bashku.

Ai gjithmonë ka kërkuar fëmijë dhe unë dua të jem nëna e fëmijës së tij. Sigurisht, për shkak të moshës sime, ne do të duhet të marrim një surrogatë ose të adoptojmë”.Qurani dhe Cheryl-in u takuan për herë të parë në vitin 2012 kur ai punonte në ‘fast-food’ e djalit të saj Chris dhe atëherë ai ishte vetëm 15 vjeç.

TË NGJASHME