Sot në emsionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar një e moshuar 73-vjeçare e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj, prob lemet që ajo ka kaluar dhe marrëdhënien me fëmijët që ka 9 vite që nuk i ka takuar.
Advertisements
Ajo rrëfen se ishte e martuar me një burrë i cili kishte probleme mendore por e ka zbuluar pas 34 vitesh në spital.
Advertisements
Ai ishte agr esiv dhe shpesh herë e dh un onte, por Sofie ishte mjaft e urtë dhe nuk i kthente kurrë fjalën sepse i vinte t urp nga njerëzit.
Sofie Kita: Jam nga Divjaka dhe u martova në Lushnjë.
Mirela Milori: Ti ke ditëlindjen sot?
Sofie Kita: Po, mbush 73 vjeç.
Mirela Milori: Ti u martove në Lushnjë dhe nga kjo martesë pate tre fëmijë.
Sofie Kita: Po, bëra 4 në fakt por fëmijën e parë nuk e kam. Burri punonte në fabrikën e letrës, unë në fermë. Në fermë kam punuar shumë vite, në 12-13 vitet e fundit si u së mur burri nga ftohja, më ndihmuan ato të këshillit dhe më futën në spital.
Në ‘83-shin Sofie tregon se e çuan në sallën e kirurgjisë si sanitare për ta pa pastruar dhe dezinfektuar. Ajo përdorte 5-6 lloje ilaçesh për ta pastruar dhe nisi të sëm urej nga astma.
Sofie Kita: Nuk ishte astmë, ma nxorën në Greqi se këtu në Shqipëri nuk kishin aparate në atë kohë. Ka qenë viti ’92. Më nxorën tkurje në tubin e frymëmarrjes. Unë mësova shumë sepse isha kurioze tek mjekët, isha tek salla derisa të mbaronte ope racioni, i jepja ampus pacientit. Nuk ia bënin na rkozën direkt se ishte shumë e rrez ikshme, e bënin pak e nga pak.
Mirela Milori: Sa vjet martesë pate me burrin?
Sofie Kita: Jam martuar në ’68.
Mirela Milori: Kur u nda bashkëshorti nga jeta?
Sofie Kita: Në vitin 2005 , u bënë 15 vite.
Mirela Milori: Si ka qenë martesa jote?
Sofie Kita: Po mirë, nuk ka qenë shumë keq. Unë kam qenë shumë e urtë dhe shumë me seder. Si të gjithë burrat ai pinte pak dhe bënte një çikë zhurmë dhe unë ulesha. Kam qenë me sedër shumë se neve shqiptarët, të gjithë por sidomos këtu qimen e bëjmë tra. Mua më vinte t urp. Ai ishte i sëmurë, ishte me kartelë, kur vajta në spital e zbulova. Për 34 vjet unë nuk e dija që ishte me kartelë. Ai ishte agresiv, i dhunshëm.
Mirela Milori: Po me fëmijët si ishte?
Sofie Kita: Me fëmijët kalonte shumë mirë.
Sofie tregon se bashkëshorti sillej mirë me fëmijët, i donte shumë dhe e ndihmonte pasi ajo dilte që në orën 6 të mëngjesit nga puna për të punuar në fermë. Ajo tregon se ka punuar dhe ka vu ajtur shumë.