Një peshkatar 80-vjeçar ka arritur ti shpëtojë jetën të paktën 15 personave. Këta të fundit kishin mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjeve në Greqi.
Advertisements
“Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju. Prita deri në orën 6:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”.
Advertisements
Njëri kishte ujë deri në nofull dhe gruaja e tij ishte pranë tij. I futa në barkë, pesë veta, dhe vazhdova t’i nxirrja njerëzit jashtë. Një familje tjetër, e nxora nga tjegullat, gërmova me duar, katër radhë tjegulla.
Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit se është atje lart, është në katin e dytë.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase.
Deri më tani numri i viktimave nga stuhia Daniel tashmë ka shkuar në 10. Katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë pa pushim në pjesë të ndryshme të zonave të prekura. Kikilias theksoi situata në lumin Pinios po i mban në gatishmëri të vazhdueshme.
Deri më tani nga operacioni masiv i shpëtimit dhe evakuimit nga ajri dhe tokësor në 14 fshatrat, janë bërë 296 shpëtime, ku 150 prej tyre u është dhënë ndihmë e menjëhershme mjekësore.