Nga Pirro Çako e Gjebrea te Tahiri e Elvana/ Të famshmit shqiptarë që kanë qenë bashkë në një klasë

by author

Pavarësisht se mund të kenë zgjedhur ose jo karriera krejt të ndryshme, këta të famshëm shqiptarë kanë qenë bashkë në një klasë; herë në një klasë gjimnazi, herë tek Liceu Artistik e herë në Akademinë e Arteve.

Advertisements

Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Inva Mula dhe Zana Çela kanë qenë bashkë në liceun artistik “Jordan Misja”.

Advertisements

Elvana Gjata, Besart Kallaku dhe Jonida Vokshi kanë qenë bashkë në një kurs tek Akademia e Arteve. Edhe pse karrierën e ndërtoi në fushën e muzikës, Elvana ka studiuar për regji tek Akademia e Arteve.

Saimir Tahiri, Julka Gramo dhe Ogerta Manastirliu janë tre ish-nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Ishte Julka ajo që ndau emocionet e papërshkrueshme të ribashkimit të ish-samistave rreth 4 vite më parë. Ata organizuan një mbrëmje të veçantë: me regjistrin e vjetër dhe apelin e mungesave.

Në regjistrër lexohen qartë 3 emrat: Ogerta Manastirliu, Saimir Tahiri, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe emri i këngëtares dhe moderatore, Julkës.

Dietologia Blerina Bombaj dhe gazetarja e njohur Sonila Meço kanë qenë në një klasë në kohën e gjimnazit, pasi të dyja studionin tek “Ismail Qemali”. Duket se miqësinë e vazhdojnë edhe pas gjimnazit, sepse disa kohë më parë Sonila Meço u fotografua duke kaluar disa momente qetësie me vajzën e saj në ambjentet e Blerina Farm.

Rreth 20 vite më parë, Vikena Kamenica, Ornela Bregu dhe Ledina Çelo ishin shoqe klase, ku ndanin bashkë kohën e tyre në Liceun Artistik. Pak kohë më parë, Ledina Çelo postoi këtë foto si një rikthim aty rreth viteve ’90 me shoqen e klasës, Ornela Bregu.

Që atëherë kanë kaluar shumë vite; ato janë bërë nëna të 2 fëmijëve. Ah, gjithashtu nga brune natyrale janë bërë bjonde. Përveç Ornelës që e kemi parë edhe në ekran duke prezantuar, Vikena Kamenica dhe Ledina Çelo i janë përkushtuar vetëm muzikës.

Bashkim Fino dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kanë qenë shokë klase. Këtë gjë e pohoi vetë Kodheli, ku gjatë një seance për diskutimin e minoriteteve në Komisionin e Jashtëm, u shpreh kështu: “Mirë se erdhe z.Fino. Se me Bashkimin kam një histori të hershme. Ne kemi qenë në një klasë bashkë. Jemi shokë të mirë që prej vitit të largët ‘82”.

Saimir Pirgu, Denada Toce, Englein Laknori dhe Ermal Mamaqi kanë qenë të katërt në Liceun Artistik “Jordan Misja” para se të t’i kushtoheshin profesioneve jo dhe aq të ngjashme. Englein Laknorin dhe Ermal Mamaqin i kemi parë bashkë në performancat e tyre në “Apartamenti 2XL”, pak kohë para se Ermali t’i përkushtohej prezantimit të emisioneve të humorit.

Nora Istrefi, Zanfina Ismajli dhe Fjolla Krasniqi kanë qenë gjithashtu në një klasë sëbashku.

Ben Blushi dhe Ilir Meta kanë qenë bashkë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Blushi ka pranuar se është zënë me presidentin Meta kur kanë qenë shokë klasë për arsye banale, gjë që i kishte shkaktuar 2 javë përjashtim nga shkolla.

TË NGJASHME