Hidraulikja në hall me komentet e njerëzve: Më thonë je shumë e bukur për këtë punë(Foto)

by author

Një vajzë hidraulike ka zbuluar komentet seksiste që ajo merr gjatë punës së saj. Rachel Griffiths, 25 vjeç, nga Connah’s Quay, Uells, nisi të punonte si praktikante hidraulike në moshën 16-vjeçare por në nëntë vitet e fundit ajo përmirësuar aftësitë e saj në këtë zanat.

Advertisements

Rachel, e cila bleu shtëpinë e parë në moshën 21-vjeçare, shpesh merr komente seksiste për shkak të gjinisë së saj. Ajo tani po përpiqet të thyejë çdo stereotip që rrethon industrinë e dominuar nga meshkujt, duke krijuar një shteg për më shumë gra që të ndjekin ëndrrat e tyre për t’u bërë hidraulike.

Advertisements

Kam punuar si hidraulike që kur isha 16 vjeçe dhe komentet dhe reagimet që marr janë gjithmonë të njëjta. Pothuajse çdo herë që jam në punë, njerëzit tronditen kur hapin derën sepse nuk presin një grua. Janë burra dhe gra që komentojnë për mua dhe kjo gjë që më duket paksa e çuditshme.

Komentet janë si për shembull: Ti nuk dukesh si hidraulike. Ti je shumë e bukur për të qenë hidraulike.

Rachel u frymëzua për herë të parë për t’u bërë hidraulike pasi përfundoi shkollën.

Vëllezërit e motrat e mia më të mëdhenj vendosën të shkonin në universitet, por kjo nuk ishte diçka që unë e imagjinoja veten duke bërë, pasi doja shumë të filloja të punoja. Kam filluar si praktikante me pak më shumë se 3 £ në orë. Është punë e vështirë dhe shumë fizike, por unë vazhdoj të përmirësoj aftësitë e mia çdo ditë dhe më pëlqen se si përmirësohem brenda një pune që dua. Kam arritur të blej shtëpinë time të parë në moshën 21 vjeçare dhe po planifikoj të blej një pronë tjetër tani për ta lënë.

TË NGJASHME