Më mirë bari në Greqi me 400 euro në muaj, se i papunë në Shqipëri

by author

Mijëra shqiptarë vazhduan të braktisin vendin edhe në janar. Ndërkohë shumë prej tyre bëjnë punë të vështira për shumë pak para, siç tregon ky reportazh i radios publike gjermane, Deutschlandfunk

Advertisements

“Më duhet të marr një bari, për të drejtuar tufën”. Foris udhëton me makinën e tij Jeep në drejtim të kufirit shqiptaro-grek. Ai duhet të marrë atje një bari, për ta çuar në bjeshkë. “Kam tre barinj, tani po vjen edhe një tjetër. Është rrugës nga Shqipëria. Do e marr në kufi, është këtu afër”.

Advertisements

Rruga me shumë kthesa, por e asfaltuar, të çon në një pyll të dendur, në mes të maleve. Pamjet e maleve me dëborë mbizotërojnë kudo. Përveç Foris, në rrugë shohim edhe dy lopë. “A e sheh atë malin atje, atje është Shqipëria. Këtu është Greqia. Matanë është Shqipëria”. Kufinjtë e hapur në rajonin e Epirit

Këtu në male, kufiri kalon nëpër pyll, pa tela me gjemba, pa asgjë. Pa mbikëqyrje. Kush e njeh mirë rajonin e Epirit, mund të kalojë lehtësisht në drejtim të Greqisë. Kjo zonë është e njohur sidomos nga korrierët e drogës. Sipas policisë greke, rreth 65 përqind e kanabisit të kapur në vitin 2016, u kontrabandua nga Shqipëria.

“Ky është bariu”. Përpara nesh është një burrë me çantë në shpinë. Ai është bariu. “Mirë shkoi? Si është gruaja? A pati policë?” Familja është mirë, nuk ka parë asnjë polic, përgjigjet bariu nga Shqipëria, që ka ardhur pa letra dhe që thotë se quhet Toni. Në një shpat mali, rreth 600 metra të lartë, ka disa stalla për rreth 1 mijë dhi e dele. “Të vegjlit kanë ngrënë drekë. Delet duhet të dalin, puna është e lodhshme. Ti duhet të kujdesesh për gjithçka. Unë jam këtu çdo ditë”.

Në stallë vjen një erë e fortë uthulle. Është era e urinës së deleve, thotë Toni, 35 vjeç, që nis të shpërndajë ushqimin e kafshëve, i veshur me atlete, xhinse dhe bluzë. Në vendlindje nuk ka punë Toni ka 12 vjet që vjen në Greqi. Ai e sheh djalin dhe gruan vetëm disa javë në vit. Ai dhe shoku i tij, Dalipi, e kalojnë kufirin përmes maleve. Edhe Dalipi 50-vjeçar e ka lënë familjen në Tiranë.

“Atje nuk ka punë. Zyrtarët e lartë mendojnë vetëm për veten dhe xhepat e tyre, por jo për njerëzit e zakonshëm. Kështu që kemi lënë fëmijët dhe gratë pas. Natyrisht që ajo do donte të ishte këtu me mua, por ku ta lë? Unë nuk kam shtëpi dhe gjithë kohës jam me kafshët. Gjashtë muaj në stallë, gjashtë muaj në mal”.

24 orë në ditë, shtatë ditë në javë për 400 euro në muaj. A është ky shfrytëzim? “Është mirë, nëse kufiri nuk do hapej, atëherë ku do punonim në Shqipëri? Kam ardhur këtu me vullnetin tim dhe këtu na thonë: “Do merrni aq sa do punoni. Nëse nuk doni, ikni”. Çfarë të bëj unë? Dua të punoj”. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, qindra-mijëra shqiptarë u larguan në drejtim të Greqisë.

Thuajse asnjë ndërtesë e re nuk është bërë pa praninë e një punëtori shqiptar. Në qytete ata janë muratorë ose bojaxhinj. Në male janë barinj. “Pa ta, nuk do mbaja dot asnjë kafshë,” thotë greku Foris. “Askush nuk shkon me bagëti, kështu është në gjithë Greqinë. Nuk ka njerëz, shumica e të rinjve kanë shkuar për studime. Ku t’i gjejmë punëtorët? Nëse nuk ka njeri, atëherë nuk do ketë kafshë dhe nuk do ketë as prodhim”. Një jetë e thjeshtë deri në varfëri në Greqi

Foris shet mish, qumësht dhe djathë. Ai thekson vazhdimisht se përpiqet që të punësojë barinjtë e tij ligjërisht, por burokracia e pengon. Foris ka nevojë për barinj dhe barinjtë kanë nevojë për paratë. Një situatë ku të gjithë fitojnë?

Kushtet e jetesës, të paktën për katër punëtorët shqiptarë janë të thjeshta deri në varfëri. Në një shtëpi prej guri ka një sobë, një aneks dhe një banjo të vogël. Ata jetojnë për muaj të tërë në këtë hapësirë të vogël. Dritat nuk funksionojnë. Dhoma është rreth 12 metra katrorë.

Si ndihen tre burra që flenë në këtë dhomë kaq të vogël? “Ne jemi miq,” thotë Dalipi. Ata janë njerëz modestë: Në fund të fundit, ata mund të shohin televizionet shqiptare përmes satelitit. Në tërësi, kjo është më mirë se të jesh i papunë në Shqipëri. Mapo.al

TË NGJASHME