Luhatjet e çmimeve në jug të vendit janë bërë shpesh herë problematike në rrjetet sociale.
Advertisements
Ditët e fundit kemi parë se si në media janë publikuar fatura, me çmime mjaft të kripura.
Advertisements
Por, kryetari i bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra ka publikuar foton nga një nga plazhet më të mira në Drimadhë, ku shkruan se 1 kafe dhe 1 ujë kanë kushtuar vetëm 200 lekë.
“Tani duke thënë këtë nuk mund të injoroj faktin që ka biznese që “tallen” me çmime pa pike llogjike dhe që nuk kanë lidhje me realitetin,por këta jane pak siç ka në çdo vend tjetër”, shkruan Gurra.
Ai u bën thirrje qytetarëve:
“Të promovojmë/mbrojmë keto biznese që punojnë ndershmërisht,punësojnë njerëz,paguajnë taksa dhe rrisin ekonominë kombetare”.
Postimi i plotë:
Nuk e di dmth !!!
Ç’do fillim sezoni dëgjojmë të njëjtat lajme në media të ndryshme që një zot e di kush i orkestron:
“Çmenden çmimet në jug” etj lajme te ngjashme me ”alarme” të tilla.
Kjo foto është shkrepur në një nga plazhet më të mira që kemi në Drimadh.
1. Kafe 1 X 100 = 100
2. Ujë 1 X 100 = 100
Totali. 200
Tani duke thënë këtë nuk mund të injoroj faktin që ka biznese që “tallen” me çmime pa pike llogjike dhe që nuk kanë lidhje me realitetin,por këta jane pak siç ka në çdo vend tjetër.
Por ne duhet të promovojmë/mbrojmë keto biznese që punojnë ndershmërisht,punësojnë njerëz,paguajnë taksa dhe rrisin ekonominë kombetare.
Në fund të fundit patriot nuk mund të jesh vetëm ditën që luan komëtarja por çdo ditë,duke blerë produkte “Made in Albania” dhe duke pushuar në plazhet tona fantastike.