Sipas parashikimeve te SHMU, java parashikohet përgjithësisht e paqendrueshme por bregdeti do të ketë orë me diell.
Advertisements
Gati çdo ditë, vranësirat në mesditë e pasdite do të pasohen nga reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash, lokalisht shkarkesa elektrike.
Advertisements
Era, do të fryjë jugperëndim e veriperëndim e lehtë e mesatare. Gjatë shtrëngatave era përkohësisht e vrullshme. Ditën e martë, erë me rrahje në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.