E bujshme! Pas Berishës, bien kambanat edhe për Metën, ambasadori britanik paralajmëron bllokimin e pasurive korruptive të fshehura në Londër

by author

Britania ka paralajmëruar tjetër furtunë në politikën shqiptare. Berisha ishte i pari që u shpall i padëshiruar, por duket se nuk do jetë i vetmi.

Advertisements

Ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistair King-Smith, ka deklaruar se përveç shpalljes “non grata”, pushtetarët shqiptarë do përballen me sanksione pasurore.

Advertisements

Në Londër ka shumë emra që përflitet se kanë fshehur pasuritë dhe një ndër ta dyshohet se është Ilir Meta. Ai ka fëmijët e tij që studiojnë në Londër dhe burime të fshehta raportojnë se ka prona e llogari miliona euro atje.

“Është shumë e rëndësishme që ligji të sundojë. Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të rëndësishme dhe duhet të jenë efektive. Ne duhet t’i mbështesim ato. Por ne ndërmarrim veprime edhe nga ana jonë në mënyrë që dikush që është i përfshirë në krim dhe korrupsion dhe që dënohet këtu, në mënyrë të veçante në raste të tilla,

ata nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të ruajnë paratë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai. Pra duket se Britania do nisë një revansh për të zbuluar pasuritë e fshehura nga politikanët e korruptuar dhe sinjalet janë se do preken shumë emra.

Më tej ambasadori paralajmëroi se do të ketë dhe emra të tjerë që do të jenë “non grata”. Sipas tij, të tilla vendime duhet të bëhen rutinë në Shqipëri.

“Tani siç e dini, Swr Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i kryeministrit tonë për Ballkanin Perëndimor, shpalli valën e parë të veprimeve që kemi ndërmarrë. Do të vazhdojmë kështu sepse është vërtet e rëndësishme. Kjo është diçka që duhet të kthehet në rutinë, në mënyrë që njerëzit që kryejnë veprime të paligjshme dhe që nxisin krimin dhe korrupsionin të përballen me pasoja. Është e vështirë, apo jo? Sepse, ju e dini, se neve nuk na pëlqen të ndërpresim kontaktet me askënd, por ka një kufi.

Nëse dikush ngulmon dhe përsërit veprimet e tij që nxisin krimin dhe korrupsionin, atëherë kemi të bëjmë me një problem të vërtetë, sepse kjo futet në sistem, duke vështirësuar ndërveprimin e mëtejshëm. Ne ndjekim një qasje të ekuilibruar. Nuk shënjestrojmë asnjë individ, asnjë parti politike. Gjithmonë do të kemi një qasje të ekuilibruar”, tha ai për ‘Report Tv”.

Ambasadori lëshoi një mesazh dhe për shqiptarët, ku ju kërkoi që të mos votojnë për politikanët e zhytur në afera korruptive.

TË NGJASHME