“Biond me flokë të gjata” – 22-vjeçari nga Fieri, bariu më i famshëm në Shqipëri, që po bën namin në rrjetet sociale

by author

Nuk ka mbaruar Akademinë e Barinjve, por në zanat ka hyrë që kur ka filluar të hedhë hapat e parë.

Advertisements

Ledion Lici nga Mbrostari i Fierit, sot është 22 vjec dhe jetën e ndan mes ‘çobanllëkut’ dhe Tik Tokut.

Advertisements

Është ndoshta bariu më i njohur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga përditshmeria nëpër fushë.

“Ky është një zanat i trashëguar nga familja. Unë zgjohem çdo ditë në orën 3-4 të mëngjesit dhe sjell delet në fushë.

Kam rreth 200 kokë dele. Kohën e lirë rri në Tik Tok, më pëlqen të postoj video nga realiteti im’’, tregon Ledioni për ABC News.

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr televizionin. Do të doja të kisha një program timin. Por edhe aktor do më pëlqente të bëhesha një ditë’’, shprehet Ledioni.

Nëpër fshat dhe Tik Tok, Ledioni njihet me nofken ‘bariu biond me flokë të gjata’. Perveç deleve, flokët e gjata janë dashuria e tij e dytë. Vetëm për një arsye do hiqte dorë nga to.

“Kam 3 vite që i mbaj flokët e gjata. Më pëlqejnë kështu. Nëse një ditë do ti pres do jetë për ti dhuruar tek personat e sëmurë me kancer”, thotë Ledioni.

E teksa flitet për hapjen e Akademise së barinjve, Ledioni profesionist i fushës, na tha se për 72 orë ky zanat është i mësuar e stërmësuar.

Ledionin e gjeni në Tik Tok, duke folur me dashamirësit e tij, duke ndarë eskperienca, e duke inspiruar të rinjtë të krenohen me profesionet që ata kanë zgjedhur.

TË NGJASHME