Lum kush i ka! Dollari kap shifrën rekord në 5 vitet e fundit

by author
Dollari amerikan ka kaluar Euron në kursin e këmbimit kundrejt Lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye sot me 119.03 Lekë. Ndërkohë, Euro zbriti në vlerën e 117 Lekëve.

Dollari kap shifrën rekord në 5 vitet e fundit

Advertisements

Kjo është hera e parë pas 5 vitesh që dollari kap shifër rekord. Në 2017, një dollar kushtonte 112.72 leke.

Advertisements

Ky moment simbolik është i lidhur direkt me ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Dollarit Amerikan në tregjet ndërkombëtare. Kursi i Lekut kundrejt shumicës së valutave të tjera të huaja përcaktohet direkt nga ecuria e kursit të Euros kundrejt këtyre monedhave. Duke qenë se volumet e këmbimit të valutave të tjera në tregun shqiptar janë shumë të vogla dhe duke qenë se pozicionet e sektorit bankar mbahen kryesisht në Euro, edhe kursi i këmbimit të lekut ndaj tyre reflekton, në përmasa pak a shumë proporcionale, ecurinë e kursit të këmbimit ndaj Euros.

Dollari kap shifrën rekord në 5 vitet e fundit

Në tregjet ndërkombëtare kursi Euro-USD po shënon vlerat më të ulëta historike. Monedha europiane ka rënë sërish poshtë nivelet të barazisë dhe këmbehej të martën me 0.99 USD. Mbiçmimi i Dollarit ndaj Euros në muajt e fundit po ndikohet nga disa faktorë. Rezerva Federale Amerikane po ndërmerr një shtrëngim të shpejtë monetar, nëpërmjet rritjeve të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit.

Dollari kap shifrën rekord në 5 vitet e fundit

Banka Qendrore Europiane po lëviz shumë më ngadalë në këtë drejtim. Hendeku në normat e interesit përgjithësisht është një faktor me rëndësi në kursin e këmbimit mes valutave kryesore. Një arsye tjetër që po e ndikon negativisht Euron është perspektima e zymtë ekonomike, e lidhur sidomos me pasiguritë energjetike.

Dollari kap shifrën rekord në 5 vitet e fundit

Dollari kap shifrën rekord në 5 vitet e fundit

TË NGJASHME