Meteorologu grek paralajmëron Shqipërinë: Përgatituni për stuhi, ç’mot na pret në orët në vijim!

by author

Sinoptikani i njohur Sakis Arnaoutoglou, ka bërë një parashikim dhe për motin në Shqipëri për orët vijuese.

Advertisements

Ai thotë se një valë e motit të keq me reshje shiu të furishme dhe stuhi do të prekë zonat veriore dhe perëndimore të Shqipërisë për disa orë pas mesditës të së premtes.

Advertisements

Sinoptikani ka shpjeguar se reshjet e dendura të shiut do të prekin Shkodrën, Kukësin, Lezhën e ndoshta edhe zonat rreth Durrësit dhe Tiranës.

“Shikoni këtë sistemin këtu. Nga Evropa qendrore shtrin tentakulat e tij gjatë së premtes drejt lindjes dhe juglindjes, që këtu në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, por edhe në Mal të Zi, kryesisht në orët e mesditës të së premtes,

deri në mëngjesin e së shtunës ekziston mundësia për fenomene të rënda të motit, disa stuhi të fuqishme të shoqëruara me rrufe dhe reshje të dendura të cilat mund të shkaktojnë probleme”, tha Sakis Arnaoutoglou sinoptikan ERT.

TË NGJASHME