Ish-futbollisti i Anglisë, Andry Carroll është përfshirë në një aksident të tmerrshëm “kokë më kokë.” Mercedes GLS SUV i tij prej 130 mijë paud u përplas me një Ford Fiesta. Dëshmitarët treguan se ish-sulmuesi i Liverpul, Newcastle dhe Wes Ham dukej “i trullosur dhe i tronditur” kur doli nga makina.
Advertisements
Lojtari më pas shkoi me shpejtësi për të kontrolluar gjendjen e tre personave që ndodheshin në Fordin e kuq. Një rrotë e përparme e Mercedes-it të zi të Carroll-it doli. Panelet anësore dhe një pjesë e parakolpit u thyen gjithashtu.
Advertisements
Dëshmitarët thanë se Carroll, 33 vjeç iu nënshtrua analizave së bashku me gruan shofere të Fiestës.Asnjë arrestim nuk u bë. Steve Garboulb e pa përplasjen në orën 15:25 të së shtunës në Romford, Londrën Lindore , dhe tha: “Ishte me fat që askush nuk vdiq.”
“Fiesta dhe Mercedesi u përplasën kokë më kokë dhe një automjet i tretë u godit. Ishte një aksident i frikshëm.”
John Cooper, i cili jeton aty pranë tha: “Kam dëgjuar zhurmën më të tmerrshme. Pashë Andy Carroll duke dalë nga automjeti i tij, dukej i trullosur.”
Carroll, i cili ka nëntë paraqitje për Anglinë, kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me skuadrën e Championshipm West Bromëich Albion, por kontrata e tij nuk u rinovua.