Një i ri ka zbuluar një duzinë me tunele dhe dhoma nëntokësore, për të cilat beson se janë përdorur si rrugë sekrete për shërbëtorët në vitet 1800.
Advertisements
Freddy Goodall, 23 vjeç, nga qyteti i Sussex, i cili punon si rikonstruktues pronash, po shikonte fotot e kësaj shtëpie 500-vjeçare.
Advertisements
Teksa shihte dhomat, ai u fut në pjesën e librarisë, ku hapi një derë të një objekti që ngjasonte si dollap.
Por u shokua që kur pas saj fshihej një shtëpi e tërë nëntokësore.
“Në fillim nuk dukej asgjë nga errësira, por më pas kuptova se çfarë fshihej atje poshtë, ishte si të thuash një shtëpi më vete, plot dhoma sekrete e tunele nëntokësore,” tha ai.