Kthesa e MADHE! Përgatituni për stuhi e përmbytje, ja çfarë pritet

by author

Temperaturave të larta duket se i ka ardhur fundi, ku sipas meteorologe Lajda Porja, tashmë do të ketë një përmbysje të situatës.

Advertisements

Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave, tha Porja.

Advertisements

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme.

Parashikohet ë fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave.

Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia për News24, duke shtuar: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.

TË NGJASHME