E mbani mend fustanin që tërboi botën? Zgjidhet më në fund misteri i tij

by author

Fustani i famshëm që shfaqej kudo në rrjetet sociale, gjatë vitit 2015, “i çmendi” të gjithë.

Advertisements

Njerëz të ndryshëm shihnin ngjyra të ndryshme të vizave të tij, shkruan meganews.al. Dikush i shihte blu, një tjetër të arta e dikush të zeza.

Advertisements

Lidhur me këtë, u bë një studim me 13.000 njerëz nga neuroshkencëtari Pascal Wallisch i Universitetit të New York-ut.

Rezultatet u publikuan në “Journal of vision” duke shpjeguar se: Imazhi original ishte shumë i ekspozuar ndaj dritës, pra, burimi i saj ishte i pasigurt. Si rezultat, të gjithë ne kemi bërë hamendësime mbi llojin e ndriçimit të përdorur në foto dhe kjo ka ndikuar në perceptimin tonë të ngjyrës, shkruan meganews.al. Hijet janë blu prandaj predispozita është të shohim blunë për të par ë imazhin. Nga ana tjetër, dritat artificiale ndikojnë dhe ne mendojmë se janë ato që ndriçojnë fustanin dhe truri e eleminon këtë ngjyrë duke na bërë të mendojmë që ai është blu dhe i zi.

Duke hetuar ritmin e jetës së njerëzve që morrën pjesë në studim, studiuesi zbuloi se perceptimi i ngjyrave kushtëzohej nga sasia e dritës diellore që ekspozohet secili prej tyre.

Ata që zgjohen herët dhe kalojnë më tepër kohë në dritë natyrale, e shohin fustatnin të bardhë dhe ngjyrë ari.

Ata që jetojnë më shumë gjatë natës duke kaluar më tepër orë me drita artificiale, e shohin të zi dhe blu./meganews.al/

TË NGJASHME