Historia e dashurisë që do iu prekë shpirtin, çifti shqiptar me aftësi të kufizuara që u bënë prindër 50 vjeç

by author

Shpesh themi se filmat janë shumë të bukur për të qenë të vërtetë por ka nga ato raste që vërtetë vlejnë që historinë e tyre ta kthejnë në film. Sot do t’ju tregojmë për një çift shumë të veçantë shqiptar.

Advertisements

Gëzim dhe Zenepe Pirja, ishin të ftuar pasditen e djeshme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer historinë e jetës së tyre. Shumë vite më parë, ata nuk njëri-tjetrin, madje ishin në prag të kurorëzimeve me partnerë të tjerë, por fati deshi që t’i bashkonte.

Advertisements

Të dy u përfshinë në dy aksidente automobilistike të cilat në këtë rast, u bënë shkak i mirë, përtej vështirësive, që Zenepja dhe Gëzimi të përfundonin në karrige me rrota e me shumë sfida të nisnin jetën e re.

Pasi nisën të stabilizoheshin, 13 vite më parë njohën njëri-tjetrin në një qendër sociale. Disa kohë ata ishin thjesht miq, më pas u dashuruan dhe nisën bashkëjetesën, me shpresën si çdo çift për të krijuar familje e për t’u bërë prindër.

Dyshja nuk dintë kujt t’i referohej më parë, arritje e mjekësisë apo mrekulli e Zotit megjithatë kushdoqoftë që i ‘bekoi’, bëri që rreth një vit më parë, Zenepja 50 vjeçare të ngelej shtatzënë e pas një shtatzënie jo fort të lehtë, solli në jetë vogëlushen El’Anna, e shëndetshme dhe ia ka pasuruar jetën.

Gëzimi dhe Zenepja me një lumturi që i shprehet në fytyrë treguan se ndihen më të realizuar e më plotë se kurrë më parë, duke dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm. E kotë të përmendim se sa shumë i preku historia e tyre të pranishmit në studio por me patjetër edhe shikuesit përtej ekranit.

TË NGJASHME