Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht dy persona pasi kanë braktisur fëmijët e tyre të mitur në shtetin fqinj, Itali.
Advertisements
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin L.Gj., 52 vjeç,
Advertisements
banues në Belsh pasi më datë 16 shtator ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ., 15 vjeç, drejt Italisë,
dhe është kthyer vetëm, ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Po më datë 1 janar, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S., 51 vjeç, banues në Elbasan pasi më datë 30 shtator,
ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S., 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.