Gjeniale mund të quhet ajo që një shtetas turk kishte menduar për t’iu shpëtuar gjobave të policisë, për shkak të shpejtësisë së lartë.
Advertisements
32-vjeçari, i identifikuar si Can Y, kishte menduar që të bënte një ndryshim në targën e makinës së tij.
Advertisements
Pikërisht në momentin kur policia bën kontrollin fizik, kupton se 32-vjeçari e kishte vendosur targën me mënteshë.
Në momentin që shpejtësia rritej, targa ngrihej dhe kamerat nuk mund ta fiksonin.
Mashtrimi i shoferit ka zgjatur muaj me radhë, por që erdhi koha dhe u zbulua.
Paralajmërimi që ai ka marrë, përveç gjobës prej 410 lirash është se do t’i hiqet përgjithmonë dhe patenta.