60-vjeçari vizitohet nga UFO-t dhe i japin petulla ndërgalaktike, astronomi: Është ngjarje e vërtetë

by author

Fermeri Joe Simonton ka pohuar se ai u vizitua nga UFO-t rreth orës 11 të mëngjesit më 18 prill 1961 dhe se ata i shërbyen atij disa petulla ndërgalaktike.

Advertisements

Z. Simonton, i cili ishte 60 vjeç në atë kohën, pretendon se u vizitua në fermën e tij në lumin lumin Eagle, Wisconsin, SH.B.A. nga një objekt i cili u ul në kopshtin e tij. Ai dëgjoi një zhurmë dhe doli jashtë për të parë se çfarë po ndodh dhe pa një objekt metalik si UFO, raporton Daily Star.

Advertisements

Z. Simonton tha se objekti nuk prekte tokën dhe u përball me3 alienë të cilit kishin një lartësi prej 1.5 metrash të veshura me rroba të zeza ose blu të kaltër me këmisha dhe helmeta.

Simonton i tha shtypit në atë kohë se ekuipazhi dukej se ishte me “origjinë italiane” dhe rreth 25 ose 30 vjeç.

Njëri nga alienëti i dha një kavanoz metalik me dy doreza dhe i tregon me gjeste se i duhej ujë për të pirë, duke e mbajtur kavanozin në gojë. Si mikpritës i mirë, Simonton pranoi kërkesën dhe shkoi në shtëpinë e tij për të mbushur enën e ujit.

Në një raport i Forcës Ajrore për atë incident shkruhet: Një person nga ekuipazhi i forcave ajrore duke vështruar diskun pa një burrë që po gatuante në një pajisje gatimi pa flakë. “Shefi i kuzhinës”, i cili kishte vija të kuqe në pantallona, ​​i dha Simonton katër petulla të nxehta me diametër rreth 7.5 cm, me vrima të vogla.

Astronomi J Allen Hynek nisi hetimet pas kësaj ngjarje. Ai mori një nga petullat për analiza në Qendrën e Inteligjencës Teknike të Forcave Ajrore dhe zbuloi se ishin bërë nga mielli, sheqeri dhe yndyrat. Nga hetimi i incidentit i quajtur The Ë-Files doli se mielli vinte nga një lloj gruri të panjohur.

Dr Hynek shkroi në raportin e tij: Nuk ka dyshim që kontakti i Z. Simonton me të huajt ishte një përvojë e vërtetë. Vendimi zyrtar i Forcave Ajrore për këtë Incident e etiketoi atë si të pashpjegueshëm.

TË NGJASHME