Përgatituni për më të keqen, meteorologja zbulon motin, si nis muaji Tetor

by author

Pas reshjeve dy ditore, përmirësimi i motit ka nisur ditën e sotme.

Advertisements

Ky përmirësim do të jetë krejt gradual.

Advertisements

Temperaturat vazhdojnë të mbeten të njëjta, ku temperatura më e ulët ka qenë 10 gradë dhe më e larta 25-26 gradë.

Pas mesditës së sotme, kemi një përmirësim të dukshëm të situatës në të gjithë territorin shqiptarë, po ashtu kemi reshje të pakta për orët në vijim, megjithatë nuk pritet më shumë se 30 apo 40 mm reshje në zonat ku do të jetë maksimumi i reshjeve.

Sërish fokusi i reshjeve është veri-perëndimi i vendit.

Ditën e nesërme përmirësimi i situatës do të jetë krejt i dukshëm, por temperaturat do të bien gradualisht, megjithatë mbeten ende të larta për sezonin ku ndodhemi, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Zona bregdetare do te jëtë problematike, era do të mbetet e fortë dhe në hapësirat detare, mund të kemi edhe stuhi të forta të erës të cilat janë problematik. Edhe ditën e sotme kapiteneria do ta ketë ndaluar lundrimin në det të hapur.

Përmirësimi total i motit pritet në fundjavë e cila përkon me nisjen e tetorit, ku rikthehen ditët me diell.

TË NGJASHME