Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën historike të asaj zone rreth ekzistencës së jetës në periudha shumë të hershme.
Advertisements
Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej ku ka zbuluar brendinën e një varri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.
Advertisements
Janë publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje skeletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike.
Ky zbulim duket se është vetëm maja e ajsbergut, i cili sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone 3.5 km nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.
Ndërkohë, pritet që nga momenti në moment, specialistët e Qendrës Arkeologjike të zbarkojnë aty për të dokumentuar dhe analizuar imtësisht rëndësinë e këtyre gjetjeve.