Këtu është thelbi: Nja dy muaj më parë, u njoha me një djalë në Tinder.
Advertisements
Ne folëm për një muaj dhe nuk do të gënjej,u përputhëm menjëherë.Ne kishim të njëjtën shije në muzikë, patëm biseda pafund për Kanye,
Advertisements
Eminem dhe Drake,ndanim të njëjtat pikëpamje për intimitetin dhe marrëdhëniet.Më pëlqeu dhe isha shumë e sigurt se ai më pëlqente.
Por një natë, ai më tha se kishte një të dashur.
Nuk mund ta besoja, kështu që e pyeta nëse po gënjen dhe ai tha se jo.
Ata kishin disa kohë që ishin takuar.E hutuar dhe e tronditur, e pyeta pse ishte në Tinder dhe pse po fliste me mua.
Ai thjesht u përgjigj me “më pëlqeve”. Pas kësaj ne vazhduam të flisnim se si nuk do pranoja kurrë të isha “tjetra”.Dhe kjo ishte e vërteta,unë nuk doja të isha tjetra.
Nëna ime u tradhëtua nga babai im dhe shumë nga miqtë e mi janë tradhëtuar nga të tjerët.
Unë jam rritur duke mos i pëlqyer tradhëtarët dhe pandershmërinë e tyre.Por unë nuk e di se çfarë ndodhi me të,ndoshta ishte faza ime rebele e të folurit, ose ndoshta ishte teka e momentit, që më në fund gjeta dikë në Tinder me të cilin në fakt më pëlqeu të flisja.Ama di të them se ishte një pjesë e imja që donte të ndodhte. Dhe ndodhi..
Ne biseduam për një kohë dhe i kam dhënë gjithçka që ai donte, përfshirë intimitetin.
Në atë kohë më pëlqente emocioni, adrenalinën që mund të ofronte e gjithë kjo histori.
Më pëlqente sa shumë vëmendje më kushtonte,sa shumë ka dashur për mua.Por kohët e fundit, kam kuptuar se ne jemi njerëz të këqij.
Ajo që ne kemi bërë ishte e gabuar, mosrespektuese dhe e pahijshme.
Ishte sikur një ditë një top realiteti më erdhi mu në fytyrë duke më zgjuar nga ky makth.Unë kurrë nuk kam dashur të jem “tjetra”, të jem ajo vajzë, sepse askush nuk e pëlqen atë vajzë.
Askush nuk e respekton atë vajzë. Unë as nuk e respektoj atë vajzë. Dreqin, nuk e respektoj as veten që jam kaq e ulët.
E dini se ai ende po flet me vajza të tjera përveç meje dhe të dashurës së tij?
Po, kaq gomar është ai.Ajo që vërtet po përpiqem të bëj është të them të vërtetën dhe të kërkoj falje.
I kërkoj falje çdo gruaje sepse ndihem sikur kam zhgënjyer secilën prej jush.
I kërkoj falje nënës sime që i ndodhi e njëjta gjë prej një vajze si unë,i kërkoj falje motrave dhe shoqeve të mia që isha gruaja që ju bëri të qani për muaj të tërë, sepse partnerët tuaj vendosën t’ju tradhtojnë me vajza si unë.
I kërkoj falje që e lëndova pa e ditur as ajo,e dashura e tij..Burimi:YourTango