Kafja është thelbësore, madje disa e konsiderojnë si karburant, sipas një studimi të ri shkencor. Nëse konsumoni dy deri në tre filxhanë kafe në ditë, do të jetoni më gjatë dhe sipas studiuesve do të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Advertisements
Kjo vlen për të gjitha llojet e kafesë.
Advertisements
Studiuesit analizuan të dhënat e 450,000 personave me një moshë mesatare 58 vjeç. Studimi zgjati 12 vite, gjatë të cilave 27,809 (6,2%) vdiqën ndërsa 43,173 (9,6%) u diagnostikuan me sëmundje kardiovaskulare dhe 30,100 (6,7%) me aritmi.
Shumica zakonisht pinin kafe turke (44%), 15% pinin kafe pa kafeinë, ndërsa 22% nuk pinin fare kafe. Sipas studimit, ata që pinin dy deri në tre kafe në ditë kishin më shumë gjasa të jetonin më gjatë në krahasim me ata që nuk pinin kafe fare.
Përkatësisht 27%. 14% dhe 11%.
E njejta gjë vlente edhe për sëmundjet kardiovaskulare. Reduktimi i gjasave për sëmundje kardiovaskulare ishte 20%. Së fundmi, në lidhje me diagnozën e aritmisë, kafeja me kafeinë, por jo kafeja pa kafeinë, u shoqërua me një rrezik të reduktuar.
Rreziku më i ulët, përkatësisht 17% dhe 12% ishte për ata që pinin katër deri në pesë kafe të bluar dhe dy deri në tre kafe ekspres.
“Kafeina është përbërësi më i njohur i kafesë. Gjetjet tona sugjerojnë që pirja e sasive të moderuara të kafesë të të gjitha llojeve duhet të cilësohet si një rutinë e shëndetshme për zemrën, “ tha Dr. Kistler.