Do habiteni! Qytetet në Shqipëri, ku meshkujt dhe femrat janë më ‘dembelë’

by author

Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.

Advertisements

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune, shkruan Monitor.

Advertisements

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Sipas gjinisë, shkalla e aktivitetit te meshkujt është 34.2% për burrat dhe 48.1% për gratë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Inaktiviteti te gratë është më i lartë në krahasim me burrat, pasi ato zgjedhin të mos punojnë në mënyrë që të kujdesen për familjen dhe fëmijët.

INSTAT raporton se sipas arsyeve të inaktivitetit, gratë mbesin jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë duke përmbushur detyrat shtëpiake (18,0 %) ose sepse janë duke ndjekur shkollën(22,3 %).

Ndërsa vetëm 1,0 % e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 28,1 % e tyre janë studentë ose nxënës, sipas të dhënave që i referohen vitit 2019.

Por, a e dini se cilat janë qarqet, ku burrat dhe gratë janë më “dembelët”, pra që kanë zgjedhur të mos punojnë.

Si për burrat ashtu dhe për gratë, qarku i Lezhes ka nivelin më të lartë të inaktivitetit, me përkatësisht 46.2 dhe 62.8%.

Për gratë, qarku i dytë me nivelin më të lartë të inaktivitetit është Durrësi, me 54% të femrave mbi moshën 15 vjeç, që nuk duan të punojnë. Durrësi është një nga qarqet me nivelin më të lartë të emigrantëve, duke qenë një burim shtesë të ardhurash përmes dërgesave, që u jep femrave “luksin” të mos punojnë. Pas Durrësit renditet Dibra (53.1%), Tirana (50.4%), ndërsa për qarqet e tjera ky tregues është nën 50%.

Për burrat, pas Lezhës për nivelin e lartë të inaktivitetit vjen Dibra (43.2%). Durrës ka nivel të lartë të mospjesmarrjes në punë është për meshkujt, duke u renditur i treti (38.2%), e ndjekur nga Tirana (34.4%).

Si për meshkujt ashtu dhe për femrat shkallën më të ulët të mosangazhimit në punë e ka Gjirokastra, përkatësish 14 dhe 33%, e lidhur edhe me faktin se qarku i jugut ka një popullsi të plakur, për shkak të emigracionit të lartë në shtetin fqinj të Greqisë.

TË NGJASHME