Spanjë- Një 5-vjeçar ka dhënë frymën e fundit në spitalin e Madridit në Spanjë, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një dyqan në pjesën jugore të kryeqytetit spanjoll.
Advertisements
I mituri u dërgua me djegie të rënda në spital, bashkë me nënën dhe vëllamë e tij.
Advertisements
Për fat të keq i mituri nuk ia doli, ndërsa nëna dhe vëllai i tij po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Sakaq mësohet se zjarri i cili ka rënë pas një shpërthimi është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës. Ndërkohë shkaqet e shpërthimit janë duke u hetuar nga autoritetet e kryeqytetit spanjoll.
Explosión con posterior incendio en la calle Oslo en #Alcorcon.
Ya no hay fuego en el edificio. #BomberosCM y @alcorconbombero están trabajando para asegurar que no haya humo en las escaleras del edificio. #SUMMA112 atiende a tres miembros de una familia, dos menores, graves. pic.twitter.com/9pQCIsa7BB
— 112 Comunidad de Madrid (@112cmadrid) October 6, 2022