Pse e marta njihet si ditë tersi? Teologu zbulon arsyen që me siguri do iu befasojë

by author

Teologu Miron Çako ka shpjeguar sot se pse nuk duhet që njerëzit të besojnë te nuskat dhe magjitë.

Advertisements

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se janë krijuar disa besytni, të cilat ruhet edhe sot e kësaj dite, si për shembull: dita e martë apo patkoi.

Advertisements

Sa i përket ditës së martë që mendohet si ters, Çako u shpreh: “E di që njerëzit kanë fiksim të martën? Është pushtuar Kostandinopuli dhe njerëzit mendojnë se dita e martë, është ditë tersi”,

Ndërsa, për patkoin tha: “E di si ka ardhur patkoi në mentalitetin e njerëzve? Në shekullin e 11, u vendos patkoi për herë të parë te kafshët se nuk kishin.

Aty u pa që kafshët kishin më shumë probabilitet në punë dhe jepni më shumë prodhim. U pa se patkoi që na sjell prodhim, por nuk e kishte patkoi, po u mbrojt këmba dhe kafshët punuan më shumë. Tani njerëzit mbajnë patkoin”.

TË NGJASHME