Forcat RENEA mbrëmjen e kaluar kanë “zbarkuar” në Shijak aty ku dhe i shumëkërkuari Ervis Marinaj la gjurmët e fundit. Që pas zhdukjes së tij kontrolle të shumta janë zhvilluar në shtëpi dhe ambiente ku dyshohet të ketë qenë Martinaj.
Advertisements
Zona e Shijakut ka qenë vendodhja e fundit e Martinajt dhe më pas humbën të gjitha gjurmët e tij.
Advertisements
Më herët u bë me dije se Martinaj udhëtoi drejt Shijakut për të takuar një emër të njohura nga bota e krimit. Pas Shijakut nuk dihet më asnjë informacion rreth lëvizjeve të tij dhe as nëse është gjallë apo jo.
Mbrëmjen e 8 gushtit “Mbreti i basteve” rreth orës 18:30 la ambientet e një pallati në Laprakë për të shkuar drejt pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Bashkë me Martinajn në makinë ka qenë dhe një person tjetër i cili dyshohet se është oficeri i arrestuar Jeton Lami.
Në Kashar ata kanë ndaluar në ambjentet e një pike karburanti dhe këtu Martinaj, dhe shoqëruesi i tij, kanë ndërruar makinë, duke lënë “Audin A8” dhe marrë për lëvizje një automjet tjetër.
Pas kësaj Martinaj është nisur drejt Shijakut, pasi bësohet se ishte thirrur nga një person të iclin e kishte njohur në ambintet e burgut 302 në Tiranë.
Ai është future në banesën e këtij personi mjaft të njohur në botën e krimit në këtë zonë dhe më pas nuk dihet se çfarë ka ndodhur me fatin e tij.