Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Advertisements
Bogdani deklaroi se kjo është një gjë që ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës.
Advertisements
“Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë”, tha Bogdani në një intervistë për Euronews Albania.
Nëse kandidatura e Bogdanit do të pranohet, atëherë ai do të këtë përballë kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.
Sipas Bogdanit, situata që po kalon PD brenda vetes e bën më të vështirë, pas siç tha opozita ndodhet përballë një kundërshtari që ka para të bëra me korrupsion.