E dhimbshme! I ndërroi jetë djali i vetëm, e braktis gruaja me 5 vajzat! 68-vjeçari jeton në bunker

by author

Të jetosh mbi kurorën e qytetit të Elbasanit por paradoksalisht të jetosh në kushte mesjetare, është kjo dra ma e familjes se Shefki Pishës, 68 vjeçari që jeton në lagjen “5 Maji” në godinën pas shpinës time që është një tunel i kohës së diktaturës pa asnjë kusht elementar për t’u quajtur banesë. I mbetur i pastrehë Shefkiu zgjodhi të jetojë në këtë objekt.

Advertisements

Drama për Shefkiun nuk mbaron këtu. 7 vite më parë ai humbi djalin e vetëm dhe sikur të mos mjaftonte kjo, e brak tisi dhe gruaja. Ajo që e ndihmon është e motra, e cila tregon sa e vështirë është të jetosh në rrënojat e këtij bunkeri.

Advertisements

“Është shumë shumë e vështirë, këtu ka minj, gjarpërinj, lloj lloj pisllëku. Kjo është e gjithë shtëpia, për të fjetur, për të ngrënë e për çdo gjë, kaq është kjo e gjitha. Ai druan ishalla po më japin shtëpinë por deri tani shtëpi s’i ka dhënë kush. S’kam lënë institucion pa kërkuar, por s’kam gjetur rrugëzgjidhje. S’ka asnjë gjë fare, as tualet s’ka, lahet aty, për nevoja del jashtë.”- u shpreh Xhemile Sula, e motra e Shefkiut.

Mes halleve që përjetojnë edhe familjarët, e motra kërkon pakëz ndihmë për të vëllanë e sëmurë. “I bëj thirrje bashkisë, shoqatave, shtetit që ta shohin këtë njeri e t’i ndërtojnë një dhomë e një banjo këtu, sa të jetë vëllai gjallë e pastaj ta prishin prapë.”- tha motra e Shefkiut për Euronews Albania.

E motra na rrëfen se Shefkiu ka edhe 5 vajza, të cilat prej vitesh janë larguar. “Askush nuk vjen përveç ne motrave. I rënduar psikologjikisht dhe me disa sëmundje kronike, Shefkiu nuk mund të rrëfejë përjetimet e jetës së tij.

Mes lotëve, 68-vjeçari pranon se ndjen mall për fëmijët që e kanë braktisur. “Të kisha ti takoja, se i kam rritur. Po erdhët Nuk dua asnjë gjë prej jush vetëm t’i takojë se më ka marrë malli se kam ngel vetëm”- tha ai Shefki Pisha për Euronews Albania.

TË NGJASHME