Gazetari Artan Hoxha, me anë të një mesazhi të koduar, pa përmendur emra, por që përqendrohet tek bodrumet e Tajvanit, ka dhënë një urim thumbues.
Advertisements
“Lehje të mbarë”, uron Artan Hoxha dhe premton që sa të mbarojë punë me majmunët e Amerikës Latine, do t’u dhurojë ndonjë banane Ekuadori.
Advertisements
Hoxha shprehet i keqardhur se nuk ka kohë t’u kushtojë vëmendje të gjithë qenve të tërbuar, që mbijetojnë me kocka nga listëpagesat e borderove të pushtetit.
“Nëse merresh me çdo qen, që të leh rrugës, nuk mbërrin kurrë në destinacion”…
Këto muaj, jam shumë i zënë me punë dhe kam disa destinacione për të mbërritur me patjetër.
Më vjen keq, se nuk kam kohë të lirë, t’u kushtoj vëmendje, gjithë qenve të tërbuar, që mbijetojnë me kocka nga listëpagesat e borderove të pushtetit.
Sa të mbaroj punë me majmunët e Amerikës Latine, shpresoj t’u dhuroj ndonjë banane Ekuadori edhe zagarëve pa dhëmbë, që ushqehen në bodrumet e kazinosë së Tajvanit.
Lehje të mbarë dhe mbani nën kontroll jargët, jo vetëm se po infektoni mjedisin, por po u dehidratojnë duke u dëmtuar rënde dhe shëndetin”, shkruan Hoxha në rrjete sociale.