Një 57-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ndriçim Binjaku, është përplasur për vdekje ditën e djeshme në Viale Giulio Cesare, Novara.
Advertisements
Përpjekja e shpëtimit nga stafi i 118 ishte e padobishme.
Advertisements
57-vjeçari, baba i 3 fëmijëve ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një makinë dhe është hedhur disa metra tutje.
Ndriçimi kishte vite që jetonte në qytet, jetonte me familjen e tij në via Gorizia dhe ishte punëtor në një kompani inxhinierike në zonën e Novarës.
Drejtuesi i mjetit i është nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit.
9th
Sakaq, komuniteti shqiptar i ka dedikuar atij një postim në faqen sociale: “I shprehim ngushëllimet tona familjes si miq. Njoftojmë bashkëpatriotët tanë që të bëhen bashkë për të ndihmuar familjen në këtë tragjedi”.