Gazetarja Sara Demushi është shprehur se pedagogët në universitetet publike kërkojnë mbi 200 euro në mënyrë që studenti të marrë provimin.
Advertisements
Në një intervistë për Euroneës Albania tha se studentët përveç kostot e konvikteve, shtëpive me qira, librave apo ushqimit do të duhet të paguajë para dhe për provimin.
Advertisements
“Një koleg i imi bëri në rrjetet sociale ku pyeste studentët, se sa paguajnë për një provim.
Nuk është aftësia e studentit që nuk e merr atë provim, por është pedagogu i bindur se këtë provim do e marrë studenti vetëm me lekë.
Ajo që ishte më e frikshme dhe ulëritëse është se një provim fillonte nga 200 euro e lartë. Kjo është shumë e tmerrshme. Flasim për universitetet publike. Studenti ka dhe kostot e sezonit”- tha ajo.