Etleva i lutet kushëririt të saj të tretë, Serjanit, të cilin në fakt e quan të tillë për shkak të prindërve adoptees që të largohet nga shtëpia e saj. Siç tregoi në “Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, jeta e saj familjare ka nisur të shqetësohet për shkak të opinionit të njerëzve se ka një marrëdhënie intime mes të dyve.
Advertisements
Etleva është nënë e katër fëmijëve, burri i saj ndodhet në Itali për momentin. Serjani është i ndarë nga gruaja, jeton pranë shtëpisë së Etlevës, por në kushte jo të mira dhe nuk ka mirëqenie financiare. Ky ka qenë shkaku pse Etleva e ka marrë në shtëpinë e saj, por ai nuk pranon të largohet.
Advertisements
Eni Çobani: E kuptoj që në fshatra të vogla mund të ndodhin këto gjëra. Keqkuptime. Një zonjë i hap derën një hallexhiu dhe shiko se si keqinterpretohet, pra akuzohen për një marrëdhënie intime, ndërkohë që është e pamundur, nuk mund të ndodhë. Zonja ka pritur edhe njerëz të tjerë më parë. Edhe pse në një gjendje ekonomike jo të mirë, normale, ajo me zemrën saj ia ka hapur derën. Aq sa ka pasur mundësi. Tani po kalon mundësitë e saj mbajtja e Serjanit, plus ka një opinion shumë të rëndë. “Zonja Eni nuk dal dot në kafe se më shikojnë shtrembër”, më thotë.
Etleva: Zonja Eni, unë kërkoj të më hiqet kjo njollë. Kjo njollë e zezë që ti si grua, si nënë, si bashkëshorte dhe si publik që e dëgjon, unë nuk jam e tillë. Nuk kam ardhur në këtë publik si e shthurur, por kam ardhur si një nënë e si një grua që të kërkoj të drejtën time. Unë i drejtohem Serit, çfarë kërkon nga unë shpirti i motrës, ma thuaj!
Serjani: Të më ndihmosh o Etleva se nuk kam mbështetje.
Etleva: Çfarë mbështetje do zemra e motrës?
Serjani: Je motër, vëlla për mua.
Etleva: Po ja, jam motër, ja u bëra motër, çfarë kërkon?
Serjani: Le të thonë çfarë të duan njerëzit, unë të kam konsideruar si motër si shoqe, si kushërirë.
Etleva: Si të thonë njerëzit?
Serjani: Të thonë njerëzit çfarë të duan.
Etleva: Mirë e supozojmë se njerëzit nuk bëjnë fare, i heqim vizën. Po bashkëshortit si t’i them, apo edhe atij t’i heqim vizën?
Serjani: Unë të konsideroj si motër, si kushërirë.
Etleva: Edhe një herë Seri. I hoqa njerëzit, i vura vizën. Jemi bashkë të dy, tani.
Eni Çobani: Po bashkëshorti e di apo jo?
Etleva: Unë kam edhe një bashkëshort t’i heq edhe atij vizën? Unë ta thashë, nuk jam e shthurur, këtu në publik, kam ardhur si grua dhe si nënë këtu në publik. T’i them bashkëshortit “hajde fli ti, të hyj unë në mes, të marr edhe Serin?” Apo t’i them, “hajde ti të flemë bashkë dhe Seri të gjejë një zgjidhje vetë?”/tvklan.al