Vràsjà në Klos, revoltohen banorët: Ambulanca e policia u vonuan, djali u përpëlit para syve tanë

by author

KLOS- Banorët e Klosit janë shfaqur të revoltuar pas masakrës së ndodhur në Klos këtë mesditë. Qytetarët shprehen për mediat se auto-ambulanca dhe policia kanë mbërritur me vonesë në vendin ku ka ndodhur vrasja e 17-vjeçari Danjel Hasula de plagosja e babait të tij dhe e një tjetër personi.

Advertisements

“U vonua shumë, djali do kishte shpëtuar, u përpëlit para syve tanë,”- thonë banorët.

Advertisements

Konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve kanë sjelle një masakër në mes të Klosit.

17-vjeçari Danjel Hasula ka qenë me babain e tij në momentin që ka hyrë në një lokal ku është përballur me anëtarë të fisin Mjeshtri. Konflikti ka agravuar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, u vra adoleshenti, ndërsa babai i tij dhe një tjetër person mbetën të plagosur rëndë. Të dy janë dërguar në spital e ndodhen në gjendje të rëndë për jetën,

TË NGJASHME