Si u kthye në tragjedi historia e dashurisë në Klos, 17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit të ngjarjes

by author

Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Klos.

Advertisements

17-vjeçari Kenad Shira që mbeti i vdekur, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Advertisements

Në informacionet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkruan në një lokal në qendër të Klosit për tu sqaruar.

“Shqipëria ka pasur rezultate të mira”/ Raporti i KE, komisioneri Varhelyi bën thirrjen e fortë: Kosovës t’i liberalizohen vizat
Fiqiriu kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin që ishte polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin.

Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për tu sqaruar me familjen e vajzës.

Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira.

Lidhur me ngjarjen policia tha se autori, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë, ndërsa janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.

Viktimat

Ilir Shira, 44 vjeç

Kenad Shira, 17 vjeç

Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur (Babë e bir)

Renato Hasula, 14 vjeç

Eglant Hasula, 39 vjeç

Të arrestuar (Vëllezër)

Fatmir Mjeshtrim, 44 vjeç

Besnik Mjeshtri

TË NGJASHME