Gazetari i njohur zbardh detajet e forta: Ja çfarë sekreti duhet të ruaj policia për Ervis Martinajn

by author

Gazetari Dashamir Biçaku u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se zhdukja e Ervis Martinajt është një çështje që duhet të hetohet nga SPAK.

Advertisements

Ai u shpreh se Prokuroria e Laçit nuk mund të hetonte një person të tillë edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Advertisements

“Prokuroria e Laçit nuk mund të hetonte një njeri të tillë. Përgjegjësinë për hetimin e ka prokuroria.

Hetimi duhet të transferohej në SPAK. Policia ka nevojë të ruajë një lloj sekreti në lidhje me mbledhjen e informacioneve, të dhënave dhe provave që të çojnë drejt indentifikimit të saktë të vendndodhjes së Martinajt apo për zbardhjen e fatit të tij”, u shpreh gazetari.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej më shumë se 40 ditësh.Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij. Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit’ dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.

TË NGJASHME