“Do vërshojnë nga i gjithë vendi”/ Sali Berisha bën paralajmërimin, ja çfarë pritet të ndodhë

by author

Ish-kryeministri Berisha parlajmëroi këtë të enjte, se Shqipëria do të ketë së shpejti pr otestat më të fuqishme që si ka njohur kurrë më parë.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha, nuk dha një datë konkrete për prot estën e radhës kombëtare në Tiranë, por theksoi se PD po përgatitet dhe ajo do të jetë brenda vjeshtës.

Advertisements

Gjithashtu ai shtoi se në zgjedhjet lokale do të ketë një fitore të opozitës në çdo aspekt, pasi pakënaqësia ndaj qeverisë ka arritur kulmin.

“Pretendojmë për të qenë partia kryesore e vendit në çdo aspekt në zgjedhjet lokale. Unë kudo që shkoj gjej një urrejtje ndaj qeverisë. A e konstatoni ju? Ka ndodhur një gjë e pabesueshme, ka ndodhur një pakënaqësi, edhe gurët po të kishin gojë do flisnin kundër kësaj qeveria.

Po i përgatisimin pro testat. Në Vaun e Dejës më thanë na njofto të vijmë me të madh e më të vogël në Tiranë. Njerëzit do vërshojnë nga e gjithë Shqipëria.

Një gjë është e sigurt që Shqipëria do të njoghë protestat që nuk i ka njohur kurrë më parë. Protestat kanë filluar, sindikata e pedagogëve ka nisur dhe ka një përkrahje të fortë pedagogëve, studentëve por edhe mësuesve.

Fitorja e oppozitës do të shtrihet nga Tirana në të katërt anët e vendit”, tha Berisha.

TË NGJASHME