Dy persona janë vënë në pranga pasi u janë gjetur arsenal a rmësh, muni cion luf tarak dhe o pium. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë A. B., 60 vjeç dhe V. D., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit 60-vjeçarit janë gjetur dhe sekue struar: një ar m ë zja rri k allashnikov, një pistol etë, 6 gra nata dore,
Advertisements
3280 fish ekë pis toletë dhe kallas hnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 k ilogramë kana is, 75 bimë të thata të dyshuara opium. Gjithashtu janë gjetur dhe seku estruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky person i ka përfituar nga veprimtaria kr iminale në fushën e na rkotikëve dhe të traf ikimit të ar mëve.
Advertisements
Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 54-vjeçarit, mik i A.B.. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dëshiran”, i zhvilluar nga strukturat hetimore dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”, të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan. Sekuestrohen arsenal ar mësh, municion luft arak, shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme,
lëndë narkotike kanabis dhe opium. Vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe mbështetur në inteligjencën operative, shërbimet e Policisë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dëshiran”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. B., 60 vjeç dhe V. D., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis,
75 bimë të thata të dyshuara opium. Gjithashtu, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve. Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultvimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit V. D.