E pabesueshme! Qyteti në Kilin e largët, ku rrugët mbajnë emra qytetesh shqiptare

by author

Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëfimit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!…

Advertisements

U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti i cili kishte lindur aty…

Advertisements

Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por kishte edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare!?…

Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona)”…

TË NGJASHME