TIRANË- Ditën e sotme nisin punimet në të dyja senset e lëvizjes të aksit rrugor Tiranë-Durrës për 25 ditë me radhë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë udhëzime se si do të devijohet trafiku për 25 ditë, kohë e cila përkon me punimet.
Advertisements
Procesi do të nisë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Në mënyrë që të menaxhohet trafiku, është vendosur që punimet të bëhen çdo 500 metra. Kështu do të bëhet e mundur që njëra korsi lëvizjeje të jetë e lirë ndërsa tjetra të jetë përkohësisht e bllokuar në gjatësinë 500 metra.
Advertisements
Pas punimeve, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.
“Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.
Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit). Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m. Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet!” – njofton ARRSH.